Suhareka është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Presidenti i klubit Suhareka, Rrustem Aliaj, ka përgëzuar djelmoshat për fitoren 1:0 ndaj Vjosës në Shtimes.
“Futbollistët fantastik të Suharekës arrijnë të shkruajnë historinë e klubit duke arritur kualifikimin në gjysmëfinalen e kupës së Kosovës në mesin e 4 skuadrave më të forta si Ballkani, Prishtina e Drita.
Fitore e madhe sot ndaj Vjosës në Shtime duke treguar lojë të bukur e shumë burrërore nga të dyja skuadrat ku synimi kryesor i të dyjave është inkuadrimi në Superligë, urojë nga zemra futbollistët tanë duke i ofruar mbështetje e kurajo të madhe në vazhdim një familje e të bashkuar gjithçka bëhet më e lehtë.
Skuadrës nikoqire i dëshirojë suksese në objektivin kryesor të tyre, i falënderojë për mikpritjen dhe lojën korrekte”, shkruar Aliaj.