Juventusi U23 ka mposhtur me shifrat 0-4 Olbian në javën e 30 të Serisë C.
Një fitore e lehtë për bardhezinjtë, në të cilën dha ndihmën e tij edhe Luis Hasa.
Mesfushori shqiptar që po lulëzon te Juventusi realizoi një gol për t’u vendosur në kornizë në minutën e 5 të takimit.
20-vjeçari kapi në befasi portierin me goditjen e tij nga jashtë zonës së rreptësisë.
“Predha” e lëshuar nga e djathta e tij ishte e pakapshme për portierin e Olbias, që pa topin të ndalen në trekëndësh.
Me këtë fitore Juventusi U23 ka shkuar në 41 pikë të grumbulluara në 30 javë kampionat dhe renditet në vendin e 8 në grupin B të Serisë C.