Shumë tifozë të Chelseat shpresonin për rikthimin e Special One në stol, por sipas Daily Mail operacioni nuk ka gjasa të ndodhë.
Në fakt, tabloidi pretendon se përfaqësuesit e Jose Mourinhos nuk kanë asnjë lajm për ndonjë interes nga klubi londinez për të.
Klubi i Todd Boehly gjithashtu bëri të ditur për shtypin britanik se nuk duan të ndahen me trajnerin aktual Mauricio Pochettino.
Edhe nëse aventura e ish-trajnerit të PSG-së dhe Tottenham-it do të përfundonte, Chelsea do të zgjidhte një trajner tjetër përveç Mourinho-s.
Sërish sipas Daily Mail, Blutë do të ishin më të interesuar për profile të tilla si Ruben Amorim i Sporting ose Roberto De Zerbi i Brighton.
Pas shkarkimit të tij nga Roma, Mourinho do të duhet të kërkojë diku tjetër për t’u rikthyer në stol në muajt e ardhshëm.