PSG bën gati 140 milionë euro për yllin e Arsenalit

Futboll

PSG bën gati 140 milionë euro për yllin e Arsenalit

Më: 7 mars 2024 Në ora: 19:19
Mbappe e Saka

PSG është i gatshëm të paguajë 140 milionë euro për të nënshkruar yllin e Arsenalit, Bukayo Saka, si zëvendësues të Kylian Mbappe.

Gjigantët francezë tashmë po përgatiten për jetën pa Mbappe, i cili do të largohet nga klubi në fund të kontratës së tij këtë verë.

Mbappe ka qenë shumë i lidhur me një kalim te Real Madrid me kosto zero, megjithëse nuk ka pasur asnjë konfirmim nga asnjëra palë se një marrëveshje është arritur.

PSG-ja është ende në kërkim të talenteve europiane dhe ka vendosur për yllin e Arsenalit, Saka si objektivin e tyre kryesor për të zëvendësuar Mbappe. Sipas spanjolles Fichajes, të cilët pretendojnë se Saka është në krye të listës së tyre për verën.

Shtohet se PSG-ja është e gatshme të bëjë një ofertë prej të paktën 140 milionë eurosh, që do të ishte një rekord te Arsenali.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat