Ka qenë kapiten i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut, ka luajtur për Shkendijen, Salzburgun, Olimpinë, Mariborin, Cagliarin, Astanën...
“Shumë ndeshje, gola, tituj dhe vlerësime për Agim Ibrahimin në karrierën e tij të suksesshme dhe të pasur futbollistike.
Por këtë javë ai mori një vlerësim të veçantë për kontributin e tij në sport dhe futboll në vendlindje”, - shkruan mediumi maqedonas “Sportmedia”.
Ai u nderuar me mirënjohje speciale nga kryetari i Tetovës, Bilall Kasami.
“Kam marrë shumë çmime gjatë karrierës sime për suksese në futboll nëpër klube dhe kombëtare.
Megjithatë, kjo mirënjohje nga vendlindja ime është veçanërisht e këndshme për mua.
Asnjëherë nuk kam harruar se nga kam ardhur dhe kudo e kam thënë me krenari se kam lindur në Tetovë dhe nga Maqedonia...
Se e dua Tetovën dhe kam vendosur të jetoj këtu me familjen time...”, - tha Agim Ibraimi.
Agim Ibraimi ka luajtur 40 ndeshje për kombëtaren e Maqedonisë dhe ka shënuar 7 gola.