Kapiteni i kampionit të Kosovës, Ballkanit të Therandës, Edvin Kuç, është ftuar në kombëtaren e Malit të Zi për ndeshjet e 21 dhe 25 marsit.
Ai është ftuar nga selektori i ri i kombëtares së Malit të Zi, Robert Prosineçki.
Përveç Kuç janë ftuar edhe dy shqiptarë.
Është fjala për futbollistët Marko Tuçi (Gangvon, Koreja e Jugut) e Driton Camaj (Kisvarda, Hungari).
Kroati do të debutojë në pankinën e Malit të Zi më 21 mars kundër Bjellorusisë dhe më 25 mars me Maqedoninë e Veriut.