Marrëveshja mes Felipe Andersonit dhe Juventusit duket më afër se kurrë.
Futbollisti brazilian nuk po arrin marrëveshje me Lazion për rinovimin e kontratës kështu që e ardhmja e tij duket se do të jetë në Torino.
Pretendimi i futbollistit për të nënshkruar kontratë 4-vjeçare me katër milionë se sezon, në fakt, është disi e tepruar për drejtorin sportive të bardhezinjve, Cristiano Giuntoli dhe drejtuesit e tjerë.
Megjithatë, siç raporton “Tuttomercatoweb”, kjo nuk i pengon piemontezët për të arritur një marrëveshje me futbollistin brazilian, i cili, duke pasur të njëjtën ofertë, duket se synon të refuzojë rinovimin e propozuar nga Claudio Lotito dhe të fluturojë direkt për në Torino.