Pas 30 paraqitjeve dhe 4 golave të shënuar në fanellën e Maqedonisë së Veriut, futbollisti Arijan Ademi i jep fund zyrtarisht karrierës së tij në kombëtare.
Gjatë javës së kaluar, kapiteni i Dinamos (Zagreb) ka njoftuar zyrën e Federatës së Futbollit të Maqedonisë dhe selektorin Milevski se në të ardhmen nuk do të luajë për kombëtaren.
Sipas tij, nuk ndihet i gatshëm t'i përgjigjet detyrave të kombëtares.
Ademi dëshiron që në periudhën e ardhshme t'i kushtojë më shumë kohë paraqitjeve në klub dhe familjes së tij.