Gomez e mbyll me futbollin e luajtur

Futboll

Gomez e mbyll me futbollin e luajtur

Më: 8 mars 2024 Në ora: 17:31
Papu Gomez

Refuzohet apelimi i Papu Gomez.

Sulmuesi argjentinas u pezullua për dy vite për shkak të përdorimit të dopingut dhe trajneri i Monzës, Palladino konfirmoi se edhe apelimi është refuzuar.

Papu Gomez u dënua për përdorim substancash  të ndaluara, pas testeve në një seancë stërvitore në 2022-shin, kur ishte pjesë e Sevillas, para nisjes së Kupës së Botës. Në vjeshtën e vitit të kaluar Gomez u transferua te Monza, por nuk luajti asnjë ndeshje, pasi iu konfirmua pezullimi për dy vite.

Klubi i Monzës pritet të dalë me një komunikatë zyrtare, ku do të konfirmojë pezullimin e Papu Gomez dhe në të njëjtën kohë edhe ndërprerjen e kontratës me të.

Me lënien në fuqi të pezullimit, fantazisti 36-vjeçar argjentinas pritet ta mbyllë njëherë e mirë me futbollin, pasi mosha nuk premton për një tjetër rikthim në fushë, të paktën jo në nivele të larta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat