Barcelona e ka mposhtur me rezultat 1:0 Mallorca-n, në kuadër të kampionatit spanjoll.
Futbollisti Gundogan në minutën e 24-të dështoi nga penalltia.
Talenti i madh, 16 - vjeçari Yamal në minutën e 73-të ka shënuar për fitoren e madhe duke iu falënderuar asistimit të Lewandowskit.
Pas javës së 28-të, Barcelona zë vendin e dytë me 61 pikë me një ndeshje më shumë e pesë pikë më pak se lideri Reali.
Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është paraqitur standard për Mallorca-n, e cila renditet në pozitën e 15-të me 27 pikë.