Kvicha Kvaratskhelia po e merr veten dhe prej uljes së Francesco Calzonës në pankinë po performon shumë mirë dhe po shënon gola.
Ylli gjeorgjian ndodhet në formë të mirë sportive.
Dhe tifozët e Napolit shpresojnë që të jetë vendimtar në duelin kundër Barcelonës në Champions League.
Ndërkohë, Kakhaber Kaladze, ish-mbrojtësi i Milanit, thekson për GDS se bashkëpatrioti i tij meriton të luajë për skuadra si kuqezinjtë apo Reali i Madridit.
“Do të doja ta shihja Kvarën në një skuadër të madhe, në një skuadër që është në gjendje të fitojë Champions League. Sepse i tillë është edhe niveli i futbollistit.
Kvara është një futbollist për Realin e Madridit ose Milanin.
Kuqezinjtë mund ta blejnë, shpresoj ta shoh te Milani”, theksoi 46-vjeçari.
Kaladze iu fut politikës pas tërheqjes nga futbolli. Aktualisht ndodhet në mandatin e dytë si kryebashkiak i Tbilisit, kryeqytetit gjeorgjian.