Drita ka triumfuar në derbin e javës së elitës së futbollit të Kosovës, duke e mposhtur me rezultat 1:0 Prishtinën.
Tre pikë në kohën e duhur në luftë për titullin e kampionit.
Nga ana tjetër, Prishtina ngec nga pozita e katërt.
Futbollisti Blerim Krasniqi ka realizuar me kokë për 1:0 në minutën e 61-të.
Drita është në vend të tretë me 46 pikë e Prishtina zë të pestin me 34 sosh.