Arsenali ka shënuar fitore në finish, me rezultat 2:1 ndaj Brentford-it, në takimin e javës së 28-të të Premier League në futboll.
Portieri i kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha, ka qëndruar në bankën e Brentford-it.
Rice në minutën e 19-të e Havertz në atë të 86-tën shënuan për Arsenalin dhe Wissa në minutën e 45+4 për Brentford-in.
Arsenali kryeson me 64 pikë por ka një ndeshje më shumë se Liverpooli që ka 63 pikë e Manchester City 62 dhe Brentford është i 15-ti me 26 sosh.