Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni, ka dëshmuar lojë të më mirë dhe realizoi dy gola, megjithatë skuadra e tij, Granada mposhtet si vendas me përmbysje me rezultat 3:2 nga Sociedadi.
Në minutën e 21-të, Uzuni mori përsipër penalltinë e Granadës dhe shënoi për 1:0.
Mysafirët barazuan me golin e futbollistit Sadiq në minutën e 33-të.
Në fund të pjesës së parë, Myrto Uzuni godet sërish, sulmuesi “kuqezi” shënon me kokë dhe 2:1.
Le Normand në minutën e 80-ta ka barazuar rezultatin.
Uzuni është zëvendësuar në minutën e 81-të.
Andre Silva në minutën e 85-të ia siguroi fitoren Sociedadit.
Sociedad është në vend të gjashtë me 43 pikë e Granada në të19-tin me 14 sosh.