Nota për sulmuesin kuqezi

Futboll

Nota për sulmuesin kuqezi

Më: 9 mars 2024 Në ora: 21:49
Myrto Uzuni

Granada ka marrë tashmë rrugën drejt Segunda Division, pasi me humbjen 2:3 ndaj Real Sociedad, ka mbetur në kuotën e 14 pikëve në 24 ndeshje dhe misioni i mbijetesës në elitën e futbollit spanjoll po shndërrohet në të pamundur.

E nëse skuadra nuk po funksionon siç duhet, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për sulmuesin kryesor të Granadës, Myrto Uzunin, i cili shënoi dy herë ndaj baskëve, duke konfirmuar se mbetet pikë referimi në repartin e avancuar.

Sulmuesi kuqezi i dha dy herë avantazhin Granadës dhe në fund ishte padyshim futbollisti më i vlerësuar në sajtin e specializuar “SofaScore”, ku mori notën 8.2, ndonëse skuadra e tij doli pa pikë.

Uzuni qëndroi në fushë për 82 minuta dhe me dopietën e sotme, u ngjit në kuotën e 9 golave sezonalë, një shifër mjaft e mirë kjo, që pritet të tërheqë vëmendjen e shumë skuadrave të La Ligës gjatë merkatos së verës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat