Girona bind ndaj Osasuna-s dhe rikthehet te fitorja në kampionat, në takimin e javës së 28-të të La Liga që u mbyll me rezultatin 2-0.
Ishin vendasit ata që diktuan ritmin e kësaj sfide dhe ata që festuan në fund të saj.
Takimi u zhbllokua në minutën e 13’, me Portu që gjeti rrugën drejt rrjetës dhe i dha avantazhin Girona-s.
Ndërkohë në fraksionin e dytë u realizua edhe një gol tjetër, me Savio që shënoi në minutën e 87’ dhe u dha siguri vendasve.
Sa i përket Osasuna-s, miqtë tentuan në disa raste të gjenin rrugën drejt rrjetës, por nuk ia dolën.
2-0 dhe Girona rikthehet te fitorja pas një jave mungesë, teksa Osasuna pëson humbjen e parë pas katër javëve.
Pas këtij takimi Girona renditet në vend të dytë të La Liga-s me 62 pikë, katër më pak se Real Madrid që mban kreun, por me këta të fundit që ende se kanë zhvilluar ndeshjen e javës së 28-të.
Teksa Osasuna nga ana tjetër renditet në vend të dhjetë me 36 pikë.