Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi sot ka dëshmuar lojë të mirë, duke e shkatërruar me rezultat 3:1 Rudarin e Plevlës.
Deçiqi është në krye të tabelës me 45 pikë e ka katër më shumë se Buduçnosti i Podgoricës në pozitën e dytë (një ndeshje më pak) pas javës së 24 të kampionatit të Malit të Zi.
Deçiqi synon titullin e parë në histori.
Pamje nga ndeshja
Kjo fitore i jep edhe më shumë forcë për sfidat e radhës.
Për Deçiqin shënuan Sharkiq (72'), Matiq (79') e Stjepoviq (82').
Për Rudarin realizoi Zeçeviq nga penalltia në minutën e 76-të.
Rudari është në fund të renditjes me 19 pikë të mbledhura.