Lugano ka shënuar fitore në udhëtim, me rezultat 3:2 ndaj St.Gallenit.
Bislimi ka shënuar në minutëne 80-të dhe ka asistuar në minutën e 47-të për golin e dytë.
Portieri Amir Shaipi është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 45+2.
Në stadiumin në St. Gallen ish të pranishëm 16790 shikues.
Bastien Toma është paraqitur titullar për St. Gallenin dhe për Luganon Amir Shaipi, Kreshnik Hajrizi, Albian Hajdari; Uran Bislimi.
Toma është zëvendësuar në minutën e 83-të dhe Shkëlqim Vladi është aktivizuar nga minuta e 77-të për Luganon.
Për Luganon shënuan: Celar (11'), Mahmoud Mohamed Belhadj (47') e Uran Bislimi (80’) dhe për St. Gallen realizuan Akolo (3') e Geubbels (14').
Pas javës së 27-të në elitën e futbollit zviceran Lugano zë vendin e tretë me 43 pikë e St. Galleni është në të 5-tin me 40 sosh.