Barcelona këtë edicion është duke luftuar për titullin kampion në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.
Para pak javësh, skuadra nga Katalonia nuk po luante futbollin që jemi mësuar të shohim, dhe për këtë drejtuesit e klubit së bashku me trajnerin Xavi, u pajtuan që në fund të edicionit të ndajnë rrugët.
Pas njoftimit të klubit për largimin e Xavit në fund të sezonit, skuadra e Barcelonës ka filluar të fitoj ndeshjet.
Kjo nuk është rastësi sipas legjendës së Barcelonës, i cili flet për situatën e krijuar në klub.
”Sapo konfirmova largimin tim nga klubi në fund të sezonit, skuadra është përmirësuar shumë, kjo nuk është rastësi” theksoi Xavi në konferencën për shtyp pas ndeshjes Barcelona 1-0 Mallorca..