Milan ndryshon sulmin dhe mbrojtjen!
Milan-Empoli përballen këtë dielë, duke nisur nga ora 15:00 në kuadër të javës së 28-të të Serie A.
Ndërsa jemi në prag të këtij takimi trajnerët Pioli dhe Nicola kanë vendosur për formacionet si do zbresin ekipet e tyre në fushën e lojës, me vendasit që vijnë në këtë përballje me shumë ndryshime në sulm dhe në mbrojtje.
Sa u përket lojtarëve shqiptarë të Empolit, Ismajli mban rolin e titullarit të padiskutuar, teksa Berisha dhe Shpendi e nisin këtë takim nga stoli.