Ferizaj ka fituar derbin e madh të rivalëve fqinj, duke e mposhtur me rezultat 4:1 Vjosën e Shtimes, në takimin e javës së 18-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, grupi B.
Futbollisti Drin Imeri në fund të pjesës së parë kaloi në epërsi Vjosën.
Ai futet në 16-sh dhe me një goditje të fortë shënoi në këndin e epërm të majtë.
Në minutën e 50-të, Betim Haxhimusa, nga afërsia e me një goditje të lehtë ka barazuar rezultatin 1:1.
Në minutën e 63-të, Fazliu shënoi autogol për 2:1.
Në minutën e 75-të, Diar Halili i Vjosës është përjashtuar me karton të kuq.
Në minutën e 89-të, Erion Sadriu realizoi për 3:1.
Sadriu sërish shënoi për 4:1 në minutën e 90+9.
Ferizaj kryeson me 41 pikë, pasojnë Prishtina e Re 40, Vjosa 37 pikë etj.