Shkupi ka shënuar fitore me mund të madh, me rezultat 3:2 ndaj Rabotniçkit, në takimin e javës së 23-të të elitës së futbollit maqedonas.
Dramë në Çair por Shkupi nuk ka lejuar befasi.
Për Shkupin shënuan Rwatubyaye (21' e 84'), Gronner (29') dhe për Rabotniçkin realizuan Adem (34') e Gando (71').
Struga kryeson me 48 pikë, pasojnë Shkupi me 47, Shkëndija 44 e Rabotniçki është në vend të 8-të me 27 pikë.