0-4 u mbyll dueli Aston Villa-Tottenham.
Fitore e madhe për Spurs, që tashmë e shohin veten vetëm dy pikë larg zonës Champions, por me një ndeshje më pak se rivalët e ditës së sotme.
Pjesa e parë nuk prodhoi gola, teksa skuadra e Postecoglu nuk u përmbajt aspak në 45 minuta e dyta të takimit.
James Maddison dhe Brennan Johnson ndëshkuan dy herë vendasit brenda tri minutave, ndërkohë që skuadra e Unai Emery mbeti me dhjetë lojtarë në minutën e 65’.
Moment kur John McGinn u ndëshkua me karton të kuq. Gjithçka mori fund, por Tottenhami nuk u kënaq dhe realizoi dy herë të tjera në minutat shtesë.
Son Heung-Min dhe Timo Werner e dërguan rezultatin në 0-4 me golat e tyre. Rikthehet te humbja Aston Villa pas tri fitoreve radhazi në kampionat.