Atmosferë madhështore, Liverpooli ndahet baras me Manchester Cityn

Futboll

Atmosferë madhështore, Liverpooli ndahet baras me Manchester Cityn

Nga: K. Goca Më: 10 mars 2024 Në ora: 18:39
Pamje nga ndeshja

Nuk ka fitues në derbin e madh anglez, mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt.

Përballja e gjigantëve ka përfunduar baras (1:1) në kuadër të javës së 28-të të Premier League.  

Atmosferë madhështore në stadiumin “Anfield”, të dy ekipet treguan lojë të fortë. 

Image

Pamje nga ndeshja

Në minutën e 23-të, Manchester City kalon në epërsi, Kevin de Bruyne asiston nga këndi aty ku Stones mposht portierin Kelleher.

Në fillim të pjesës së dytë përkatësisht në minutën e 47-të, Ake gaboi me topin e kthyer pas, Ederson del dhe i shkakton faull Nunez, nuk ka dyshime, penallti për Liverpoolin.

MacAllister e shndërron në gol 11-metërshin e fituar nga Nunez në minutën e 50-të.

Në minutën e 63-të, pasim perfekt i Mohamed Salah për Luis Diaz, kolumbiani i vetëm me portierin Ortega gabon në mënyrë të pafalshme.

Në minutën e 89-të Doku i pafat, brenda 16-shit godet fuqishëm dhe shtylla e majtë e poshtme e ka shpëtuar Liverpoolin.

Arsenali kryeson me 64 pikë, sa ka edhe Liverpooli, ndërsa Manchester City renditet në vend të tretë me 53 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat