Atalanta e futbollistit Berat Gjimshitit ka marrë pikë të madhe në Torino, duke luajtur baras (2:2) me Juventusin.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Gjimshitim, është protagonist i barazimit, duke asistuar në minutën e 75-të kur shënoi Koopmeiners.
Për Atalantën shënoi Koopmeiners (35' e 75') dhe për Juventusin realizuan Cambiaso (66') e Milik (70').
Pas javës së 28-të në Serie A, Juventusi është në vend të tretë me 58 pikë e Atalanta në të 6-tin me 47 pikë.