Trajnerin e Ramadanit e tradhtojnë nerva!
Trajneri i Leçes, Roberto D’Aversa, u tradhtua nga nervat në fundin e sfidës mes Leçes dhe Veronës, që përfundoi me rezultatin 0:1 në favor të miqve, teksa goditi me kokë, sulmuesin kundërshtar Tomas Henri.
Një duel mbijetese mes dy skuadrave që rrezikojnë rënien nga kategoria, që prodhoi shumë tension, teksa protagonist u bë pikërisht trajneri i mesfushorit shqiptar, Ylber Ramadani.
Ndërkohë që lojtarët miq po festonin fitoren, Roberto D’Aversa iu afrua dhe e goditi me kokë francezin e Veronës.