Fiorentina ka treguar fuqinë në stadiumin në Firencë, duke barazuar me rezultat 2:2 me Romën, në takimin e javës së 28-të në Serie A.
Ranieri ka shënuar në minutën e 18-rë e Mandragora në atë të 69-tën për Fiorentinën dhe Aouar në minutën e 58-të e Llorente (90+5') realizuan për Romën.
Në minutën e 80-të, Biraghi humbi penalltinë për Fiorentinën!
Roma zë vendin e pestë me 48 pikë e ka 5 më shumë se Fiorentina që gjendet 3 pozita më poshtë.