Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, e ka vlerësuar si ndeshjen më të madhe të sezonit atë kundër Napolit.
Ndeshja e parë ka përfunduar baras 1-1 dhe ekipi i Barcelonës është në kërkim të një performancë më të mirë për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër të turneut. Barça që nuk ka arritur të kalonte fazën e grupit në dy sezonet e fundit, ka një shans për të kthyer suksesin në garë dhe sfida me Napolin është një hap i rëndësishëm në këtë drejtim.
Trajneri spanjoll ka theksur rëndësinë e kësaj përballjeje duke u përqendruar në mundësinë e ekipit të tij për të arritur në çerekfinale të Champions League.
"Ndeshja më e rëndësishme e sezonit? Po, është, dhe ne jemi gati. Napoli është një ekip i madh, kampion aktual i Italisë. Është përmirësuar me trajnerin e ri, i cili është më dinamik dhe komod”, ka thënë ai.