Liria e Prizrenit po përjeton krizë të rëndë.
Si dëshmi është edhe fundosja në tabelë me 10 pikë nga 24 javët e zhvilluara deri me tash në elitën e futbollit të Kosovës.
Liria nuk ka shpëtim në elitë ani se ende ka shpresa teorike, por do të jetë vështirë kur kihet parasysh se ngec 12 pikë larg nga pozita e tetë që shpie në barazh.
Ish kryetari i klubit Liria, Qemal Krasniqi, ka reaguar duke përmendur edhe shifrën sa ka përfituar Liria nga transferimi i sulmuesit Vedat Muriqi.
“Për hir të opinionit publik sportdashës të Prizrenit, po e marrë si obligim t'i shkruaj disa fjalë në lidhje me intervistën e bërë para disa orëve nga ana e pronarit te klubit FC Liria.
Ato çka i dëgjova me shumë vëmendje, disa nga ato nuk qëndrojnë dhe nuk janë arsyetime për dështimet aktuale dhe për rezultatet e dobëta te klubit.
KF Liria ka patur obligime rrethe 130.000 mijë uuro, mirëpo në atë periudhë në klub janë inkasuar të hyra mbi 160.000 + 50.000 + 30.000 euro nga transferimi i Vedat Muriqi dhe u suvencionua nga KK Prizren mbi 100.000 euro, dhe borxhet u desht me u pagua me këto mjete sipas marrëveshjes. Pra këto mjete janë që nga periudha, kur klubi u dha ne menaxhim privat, pra në menaxhim të z. Kiqe.
Te gjitha këto nuk e arsyetojnë gjendjen tanishëm në klub”, reagon Krasniqi.