Portieri i Manchester Cityt, Ederson, do të mungojë në ndeshjen vendimtare kundër Arsenalit në garën për titullin kampion në Premier League për shkak të një dëmtimi në kofshë.
Braziliani u dëmtua gjatë barazimit 1-1 të Sitit ndaj Liverpulit të dielën dhe pritet që të qëndrojë larg fushës së blertë për të paktën 1 muaj.
Arsenali kryeson Premier Ligën falë golavarazhit më të mirë se Liverpuli, ndërsa Siti qëndron në vendin e tretë vetëm një pikë prapa. “Topçinjtë” do të udhëtojnë në Etihad më 31 mars.
Ederson gjithashtu do të humbasë çerekfinalen e Kupës FA ndaj Newcastle dhe miqësoret e ardhshme të Brazilit kundër Anglisë dhe Spanjës.