Atletiko Madrid do të presë nesër në mbrëmje Interin në ndeshjen e kthimit të vlefshme për fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampioneve.
Në prag të këtij dueli, trajneri Diego Simeone ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp.
Flitet shumë për forcën e Interit, por Atletiko është gjithashtu shumë i fortë në shtëpi…
“Çdo ditë opinionet ndryshojnë dhe rrjedhin nga ajo që shohim, ne nuk mund t’i mohojmë ato.
Fjalët janë pak të dobishme, nesër kemi një ndeshje të rëndësishme kundër një prej skuadrave më të mira në Evropë.”