Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka vizituar punimet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ku po punohet intensivisht për ta përgatitur për kategorizim nga UEFA dhe për ndeshje ndërkombëre.
“Përgëzova kryetarin e komunës, Ramiz Lladrovci për përkushtimin e tij për sportin, e veçanarisht për futbollin me rregullimin e një stadiumi të tillë.” thuhet në postimin e Ademit.
Tutje i pari i FFK-së ka uruar që ky impiant sportiv të jetë i gatshëm në korrik me të gjitha kriteret për t’u zhvilluar ndeshjet ndërkombëtare të klubeve dhe të ekipeve kombëtare të kategorive të reja.
Nëse këto punime përfundojnë sipas planit, përveç stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të jenë si alternativë për ndeshjet ndërkombëtare edhe stadiumet “Zahir Pajaziti” në Podujevë dhe “Rexhep Rexhepi” në Drenas,.