Tifozët protestuan për penalltinë e paqenë që iu dha Interit

Futboll

Tifozët protestuan për penalltinë e paqenë që iu dha Interit

Më: 12 mars 2024 Në ora: 17:29
Pamje nga një ndeshje

Interi do të luante në shtëpi më datë 4 mars kundër Xhenoas, ku do të arrinte të merrte një fitore 2-1 dhe të siguronte 3 pikët.

Megjithatë, kjo ndeshje pati shumë polemika, sidomos tek goli i dytë i skuadrës vendase. 

Barela fitoi një penallti të paqenë, e kthyer në gol nga Sançez, një vendim i gjyqtarit që nuk u prit mirë nga tifozët e Xhenoas. Praktikisht nga ajo penallti e dhënë, vizitorët humbën ndeshjen, dhe tifozët nuk e kanë lënë me aq.

Në ndeshjen e të shtunës së kaluar kundër Monzës, tifozët do të këndonin kore fyese përpara fillimit të takimit, duke shënjestruar gjyqtarët.

Kjo gjë nuk ka kaluar pa u vënë re nga drejtuesit e Seria A, që e kanë çuar çështjen në Gjykatën Sportive Italiane. Në fund, gjykata vendosi që të gjobiste me 2000 euro “kuqeblutë”, për veprimet e tifozerisë së tyre.

Padyshim që kjo nuk ishte mbështetja më e madhe që klubi Italian mund të merrte në këto momente të vështira, pasi është duke luftuar për mbijetesë në Seria A.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat