Mauricio Sarri dha dorëheqjen nga drejtimi i Lazios, me klubin bardhekaltër që ka nisur menjëherë nga puna për të gjetur zëvendësuesin e teknikut italian.
Presidenti Lotito ka një listë me emra, ku mes Tomaso Rokit, Miroslav Kloses dhe Kristian Brokit është edhe ai i Igli Tares.
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare u tërhoq nga roli i drejtorit sportiv të Lazios pikërisht pas konflikteve të vazhdueshme që kishte me Sarrin.
Gjithsesi marrëdhëniet e tij me Lotiton duken ende të mira dhe një rikthim i bujshëm i tij te bardhekaltrit, kësaj radhe si trajneri.