Jorrel Hato do të jetë lojtar i Ajaxit të Amsterdamit për një kohë të gjatë.
Siç njofton klubi holandez në faqen e tij zyrtare, mbrojtësi i lindur në vitin 2006 ka zgjatur kontratën deri në vitin 2028. Më poshtë teksti i plotë i komunikatës:
“Ajax dhe Jorrel Hato kanë arritur një marrëveshje për një kontratë të re.
Kontrata e re e mbrojtësit 18-vjeçar do të zgjasë deri më 30 qershor 2028.
Kontrata e tij e vjetë do të zgjaste deri në mesin e vitit 2025. Hato ka luajtur në ekipin e të rinjve të Ajaxit që nga verën e vitit 2018, kur mbërriti nga ekipi i të rinjve të Sparta Roterdamit.
Më 11 janar 2023 ai bëri debutimin e tij të parë me ekipin e parë gjatë ndeshjes së Kupës së Holandës midis FC Den Bosch dhe Ajaxit (0-2). Hato numëron 52 paraqitje deri më tani me skuadrën e parë të Ajaxit dhe ka shënuar një herë”.