Gjueti për talentet më të fundit. Lufta nuk ka të bëjë vetëm me klubet, por ndonjëherë përfshin edhe Federatat.
Në qendër të vëmendjes është vënë mbrojtësi i ri I Romës, Dean Huijsen, i cili do të qëndrojë i huazuar deri në fund të sezonit te skuadra e Daniele De Rossi.
E ardhmja e tij mbetet ende për t'u përcaktuar, ndërsa ajo që ka të bëjë me kombëtaren është gati për t'u përcaktuar në mënyrë absolute.
Mbrojtësi i ri, i lindur nga prindër holandezë, deri më tani ka luajtur gjithmonë në përzgjedhjet e të rinjve të Holandës. Por federata spanjolle duket se synon ta thërrasë atë me ekipin U-21. Lojtari gjithashtu ka nënshtetësi spanjolle dhe mund të veshë fanellën e “Furie Rosse” në javët e ardhshme.
Qeveria spanjolle i dha shumë shpejt nënshtetësinë në mënyrë që të angazhohej me ekipet iberike të futbollit. Mundësia për të luajtur menjëherë me U 21 edhe pse është vetëm 18 vjeç, e shtyn mbrojtësin e ri drejt kësaj zgjedhje.