Ish-portieri i mirënjohur kosovar, Esat Mehmeti i cili njihet për kontributin e madh në futbollin e Kosovës në kohën e sakrificës, ka thurrë lavde për presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Ai ka thënë se Ademi përveçqë është një humanist i madh, kontributi i tij për futbollin është i jashtëzakonshëm duke mos i lënë asnjëherë vetëm futbollistët.
“Vërtetë Agim Ademi është një njeri human e personalitet i rrallë që i takon kohës së sakrifices, një njeri i besueshëm i presidentit historik Ibrahim Rugovës
Asnjëherë nuk i la sportistët vetëm
Klubi i tij Kosova vazhdon të garoi mbi 3 dekada.
Përherë është në ndihmë nevojtarëve, ate më së miri e rrëfen humanisti historik Halil Kastrat.
Respekt për Ju”, ka shkruar Mehmeti në një postim të bërë nga kryetari i futbollit të veteranëve Enes Shosholli.