Momente paniku! Futbollisti i kombëtares së Egjiptit, 30-vjeçari Ahmed Refat, ka pësuar sulm në zemër teksa po luante me skuadrën Future kundër Al Itihadit, në kampionatin egjiptian.
Refaat është ende në gjendje kritike, ndërsa klubi i tij ka thënë se zemra i ishte ndalur për më shumë se një orë.
“Zemra e Ahmed Refaatit është ndalur për më shumë se një orë, pavarësisht se mjekët bënë gjithçka. Më pas, zemra e tij nisi të përmirësohet. Por, gjendja e tij nuk është stabile.
Klubi po e monitoron situatën dhe do t’iu njoftoj për gjithçka”, ka shkruar Future në një komunikatë për media.