Ballkani, lider i kampionatit, kërkon tre pikë në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Kampioni në fuqi është favorit por ka një dozë frike pasi që Fushë Kosova është në formë të mirë në javët e fundit.
Gjilani është favorit ndaj Lirisë së Prizrenit.
Llapi është në presion të Malishevës në stadiumin “Liman Gegaj”.
Dy ndeshjet tjera të javës së 25-të të elitës së futbollit të Kosovës, do të luhen të enjten: Prishtina - Dukagjini dhe Feronikeli 74 - Drita.
Ballkani kryeson me 51 pikë, pasojnë Llapi me 50, Drita 46, Malisheva 41, Prishtina 34, Dukagjini 31, Feronikeli 26, Gjilani 22, Fushë Kosova 16 dhe Liria 10 pikë.
E mërkurë, ora 13.00
Fushë Kosova - Ballkani
Gjilani - Liria
Malisheva - Llapi
E enjte, ora 13.00
Prishtina - Dukagjini
Feronikeli 74 - Drita