Gjilani ka arkëtuar tre pikë të mëdha në luftë për të siguruar ekzistencën në elitën e futbollit të Kosovës.
Vendasit shënuan fitore me rezultat 3:0 ndaj Lirisë së Prizrenit, në takimin e javës së 25-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Autorë të golave janë Heriç (6’), Roganoviq (46’), Basha (85’).
Gjilani zë vendin e tetë me 25 pikë e Liria të fundit me 10 sosh.
Liria pothuajse është pa shpresa pas kësaj humbje, pasi që tani ngec 15 pikë larg pozitës së tetë.