Futbollistët myslimanë të Arsenali tani kanë vendin e tyre për t’u lutur në stadiumin “Emirates”.
Me iniciativën e Mohamed Elneny, futbollistit egjiptian të Arsenal, drejtuesit e klubit vendosën të ndërtojnë këtë dhomë për të zgjidhur një problem të lojtarëve, sidomos në muajin e Ramazanit.
“Jam shumë krenar që kam hapur dhomën e lutjes së lojtarëve tanë në “Emirates”.
Të kesh këtë hapësirë për reflektim dhe lutje do të ndryshojë jetën e lojtarëve të ardhshëm të Arsenalit.
Unë jam vërtet mirënjohës për stafin dhe të gjithë klubin për realizimin e kësaj”, u shpreh Elneny.