Bayern Munich mund të nisë një rindërtim gjatë verës, pasi trajneri Thomas Tuchel pritet të largohet nga klubi në fund të sezonit.
Largimi i Tuchel mund të çojë në një sërë ndryshimesh në listë dhe sipas raportimeve, bavarezët tashmë janë lidhur me mesfushorin e Real Sociedad, Martin Zubimendi.
Zubimendi është nën kontratë me skuadrën baske dhe çdo skuadër e interesuar duhet t’i paguajë Real Sociedadit 60 milionë euro. Sipas Bild, Barcelona dhe Arsenali janë gjithashtu të interesuara për të nënshkruar me mesfushorin mbrojtës 25-vjeçar.
“Në kërkimin e tyre për një mesfushori mbrojtës, Bayern tani për tani është distancuar nga një lëvizje për Joao Palhinha. Klubi tani është i fokusuar te Martin Zubimendi si një objektiv parësor për këtë pozicion.
“Zubimendi ka luajtur nën drejtimin e Xabi Alonso-s te ekipi i dytë te Real Sociedad dhe të dy kanë të njëjtin menaxher”, sipas Tobi Altschaffl i Bild.
“Prandaj, emërimi i Alonso si trajner i ri do të rriste shanset e klubit për të nënshkruar me mesfushorin spanjoll. Zubimendi ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë euro. Arsenali dhe trajneri i tyre Mikel Arteta janë gjithashtu të interesuar”.
Zubimendi ka luajtur 35 ndeshje në të gjitha kompeticionet deri më tani dhe ka shënuar katër gola dhe ka dhënë një asist.