Gjyqtari nga Kosova, Bekim Zogaj, me nënshtetësi të Zvicrës, është i gatshëm për sfidën e nxehtë në terrenin e zjarrtë në Bergamo, ku ndeshen Atalanta – Sportingu,
Përballja luhet nesër (21.00) në kuadër të ndeshjes së kthimit të së tetës së finales së Europa League.
Gjyqtarët zviceranë ndajnë drejtësinë, kryesor është Sandro Scharer, asistent i parë Bekim Zogaj, asistent i dytë Jonas Erni.
Ndeshja e parë ka përfunduar baras (1:1).