Deçiqi kthehet me një pikë të madhe nga stadiumi në Berane.
Jezero ka barazuar me rezultat 1:1 me skuadrën shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, në takimin e javës së 25-të të elitës së futbollit malazez.
Ky barazim është i mirë për Deçiqin që e siguruan në fund të takimit por në anën tjetër bie nga kreu i tabelës.
Nikiq shënoi (autogol 81’) për vendasit dhe Matiq (90+2’) për Deçiqin.
Buduçnosti kryeson me 47 pikë, i ndjekur nga Deçiqi me 46, Sutjeska 39, Mornari 39, Jezero 36 pikë etj.