Oblak - trim i ndeshjes
Atletico ngadhënjeu me penallti me rezultat 3:2 ndaj Interit.
Portieri Oblak është trim i mbrëmjes, priti dy penallti të Interit.
Atletico Madridi ishte në epërsi me 2:1 në kohën e rregullt ndaj Interit.
Atletico - Inter 2:1 – 3:2 me penallti
Shënues: Griezmann (35'), Depay (87') - Dimarco (33').
Kartona të verdhë: Hermoso, Koke - Calhanoglu, Acerbi, Bisseck.
Atletico: Oblak, Saviq, Witsel, Hermoso, Molina (Barrios 79'), Samuel Lino (Riquelme 71'), Koke, M. Llorente (Azpilicueta 99'), de Paul (Correa 71'), Griezmann (NIguez 106') dhe Morata (Depay 79').
Inter: Sommer, Pavard, de Vrij, Bastoni (Acerbi 73'), Calhanoglu, Dumfries (Darmian 73'), Barella (Frattesi 84'), Mkhitaryan (Klaassen 111'), Dimarco (Bisseck 85'), Thuram (Sanchez 102') dhe Lautaro Martinez.
Dortmundi - PSV 2:0
Shënues: Sancho (3'), Reus (90+5').
Kartona të verdhë: Nmecha, Sule.
Dortmundi: Kobel, Sule, Can, Hummels, Maatsen, Sabitzer, Ozcan, Malen (Adeyemi 70'), Brandt (Nmecha 58'), Sancho (Reus 75') dhe Füllkrug.
PSV: Benitez, Teze, Schouten, Boscagli, Dest, J. Veerman (Pepi 82'), Til (Lozano 46'), Mauro Junior (Babadi 86'), Bakayoko, L. de Jong dhe M. Tillman.
Ballafaqimi mes Atleticos dhe Interit shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta pasi që sfida e parë në Milano ishte fituar me 1:0 nga skuadra italiane.
As vazhdimet nuk e përcaktuan fituesin.
Me penallti doli më i suksesshëm Atletico.
Në minutën e 33-të, shpërthen festa e Interit në Madrid. Federico Dimarco ka realizuar nga rreth 10 metra për 0:1.
Kjo festë nuk ka zgjatur më shumë se 2 minuta (35’), Antoine Griezmann i vetmuar ka shënuar për 1:1.
Në minutën e 85-të, Depay i pafat, shtylla ia mohoi golin.
Pas dy minutave (87’) Depay nga rreth 11-12 metra me goditje përtokë e shënoi në këndin e djathtë, 2:1 për Atleticon.
Penalltitë, për Interin shënuan: Calhanoglu, Acerbi; dështuan Sanchez, Klaassen e Lautaro dhe për Atleticon realizuan Depay, Riquelme, Correa, dështoi Niguez.
Dortmundi e ka mposhtur me rezultat 2:0 PSV-në dhe u kualifikuan në çerekfinale.
Në minutën e 3-të, Jadon Sancho kalon në epërsi Dortmundin. Gjithçka vuloset në minutën e 90+5, Marco Reus shënoi për 2:0.
Dortmundi, në sfidën e parë ka barazuar 1:1 në konak të skuadrës holandeze dhe me rezultat të përgjithshëm 3:1 shkoi më tutje.