Pas kontrollit në selinë e Milanos nga Policia Financiare dhe regjistrimit të Gazidis dhe Furlanit në regjistrin e të dyshuarve, nga RedBird mbërrijnë sqarime në lidhje me kalimin e pronësisë që u bë në gusht 2022 nga Elliott në fondin amerikan të kryesuar nga Gerry Cardinale.
“RedBird Fund IV dhe aksionerët e tij zotërojnë 99.93% të AC Milan; 0.07% e mbetur është në duart e aksionerëve individualë italianë që janë mbështetës prej kohësh të Klubit.
Ideja që RedBird nuk zotëron apo kontrollon AC Milan është absolutisht e rreme dhe kundërshtohet nga të gjitha provat dhe faktet, përfshirë ato që supozohet se janë në themel të hetimit.
Kur morëm kontrollin e klubit pas mbylljes se transaksionit, Elliott i dha një hua RedBird me një mandat tre vjeçar dhe pa të drejtë vote. Qëllimi ynë është të rikthejmë Milanin në krye të Serisë A dhe futbollit evropian – gjithçka tjetër duket humbje kohe ne arritjen e këtij objektivi.
Nuk ka diskutime të vazhdueshme me asnjë investitor që mund të ushtrojë kontroll total mbi klubin. RedBird është pronari kontrollues i AC Milan dhe do të mbetet i tillë”, përfundon shënimi.
Në thelb, RedBird konfirmon kontrollin total mbi klubin kuqezi: sipas mendimit të tyre ka ndodhur një transferim aksionesh në shkallë të plotë, me Elliott jashtë skenës.
RedBird gjithashtu nuk mohon se ka negociata per futjen ne klub te aksionerësh të rinj “minorance’ pa të drejtë vendimi dhe kontrolli të klubit, dicka qe shtyn drejt nje afrimi me Lindjen e Mesme.