Australiani Xhosh Kavalo i kërkoi partnerit të tij që të martohej me të në fushën e klubit të tij Adelaide Junajtid, duke falënderuar ekipin për ofrimin e “një hapësirë të sigurt në futboll”.
Kavalo, i cili doli në vitin 2021 duke deklaruar homoseksualitetin e tij, i propozoi martesë partnerit të tij Lejgton Morrel në gjunjë në një stadium të zbrazët Hindmarsh dhe postoi imazhet në rrjetet sociale.
“Faleminderit Adelaide Junajtid që na ndihmove të organizojmë këtë surprizë”, tha Kavalo, i cili është një mbështetës i të drejtave të homoseksualëve.
“Mbështetja juaj e pafundme ka kuptimin e botës për mua.
Ju më keni dhënë një hapësirë të sigurt në futboll që nuk e kisha menduar kurrë se do të ishte e mundur dhe më keni inkurajuar të jetoj çdo ditë të jetës sime në mënyrë autentike” – shtoi Kavalo.