Gjermania prezanton fanellat që do të veshë në Europian

Futboll

Gjermania prezanton fanellat që do të veshë në Europian

Më: 14 mars 2024 Në ora: 14:13
Kështu duken fanellat

Marka e njohur e veshjeve “Adidas” ka prezantuar së fundmi fanellat që kombëtarja gjermane do të veshë në Europianin që zhvillohet po aty, të cilat do të vishen për herë të parë në miqësoren e 23 marsit kundër Francës dhe te ajo tre ditë më vonë kundër Holandës.

Uniforma e parë është një klasike të viteve 90’ dhe me karaktere 3D, ku e bardha kombinohet me të zezën, të kuqen dhe të verdhën. Shiriti i zi kujton Botërorin e vitit 2006 që u zhvillua po në Gjermani, ndërsa të mbathurat dhe çorapet janë të bardha.

Fanella e dytë vjen me një risi dhe një stil tejet të guximshëm.

Nuanca rozë dhe vjollcë me një motiv në formën e diamantit, që synon t’i ngjajë pamjes së krahut të shqiponjës.

Të mbathurat dhe çorapet janë tërësisht vjollcë, ndërsa roza përzihet në fanellë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat