Prishtina sot ka treguar lojë të mirë duke e shembur me gola Dukagjinin e Klinës.
Kryeqytetasit shënuan fitore me rezultat 5:0 ndaj Dukagjinit, në takimin e javës së 25-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Pjesa e parë ishte treguesi më i mirë se Dukagjini do të pësoi fiasko në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Golat i realizuan: Limani (2′), Pefqeli (6′ e 42’ – nga penalltia), Hamiti (56′ e 80').
Prishtina përforcon vendin e katërt me 37 pikë e ka 6 më shumë se Dukagjini që gjendet një pozitë më poshtë.