Drita e Gjilanit kthehet me pikë të plota nga stadiumi “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Drita e ka mposhtur me rezultat 1:0 Feronikelin 74, në takimin e javës së 25-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Ovouka në minutën e 80-të ia siguroi fitoren Dritës.
Ballkani kryeson me 51 pikë, pasojnë Llapi me 50, Drita 49, Malisheva 44 dhe Feroniikeli renditet në vend të shtatë me 26 pikë.